Lajme
Zvicra, tërheqëse për punëtorët nga Italia, për shkak të pagave të larta
Punëdhënësit Italian ankohen për 'humbjen' e fuqisë punëtore lokale në Zvicër.
Shumë njerëz që jetojnë në zonat kufitare të Italisë dhe Francës preferojnë të punojnë në Zvicër, ku pagat janë shumë më të larta, njofton albinfo.ch.
Ky eksod i fuqisë punëtore të kualifikuar në Zvicër shkakton mungesa të punëtorëve të kualifikuar në rajonet e tyre, veçanërisht në sektorët e ndërtimit, restoranteve dhe hotelerisë. Kompanitë në ato zona thonë se mungesa e punonjësve është “alarmante” dhe e përshkruajnë situatën lokale të punësimit si “dramatike”.
“Unë mund t’i ofroj një marangozi me përvojë një pagë deri në 3,000 euro”, tha një punëdhënës në komunën kufitare italiane të Campodolcino. “Por në Zvicër ai paguhet të paktën 4500 euro”.
Për të mbajtur talentë larg Zvicrës, bizneset në rajonet kufitare po debatojnë se si t’i bëjnë punët lokale më “zvicerane” – domethënë më konkurruese dhe tërheqëse për sa u përket pagave dhe kushteve të punës.
“E vërteta është se ne duhet të kopjojmë modelin zviceran”, tha një politikan vendas italian.
Kjo nuk është hera e parë që punëdhënësit përtej kufirit ankohen për ‘humbjen’ e fuqisë punëtore lokale në Zvicër. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes Sopranoja kosovare Marigona Qerkezi ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj ndërkombëtare,... -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?












