Kriza në Ukrainë
Media shtetërore ruse nuk ndal propagandën, simulon sulmin me armë bërthamore
Çmenduritë dhe propaganda ruse nuk ndalet, ndërsa janë bërë më shumë se dy muaj luftime në Ukrainë, ku me mijëra persona nga të dy kampet kanë humbur jetën.
Së fundi, televizioni shtetëror rus ka simuluar një sulm të mundshëm me armë bërthamore nga Vladimir Putin në tre kryeqytete në Evropë, duke deklaruar se nuk do të kishte ‘asnjë të mbijetuar’. Kjo ka ardhur si përgjigje ndaj komenteve të bëra nga ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar që mbështeti sulmet ukrainase në infrastrukturën ruse.
Drejtuesit e emisionit “60 minuta” në televizionin “Channel One” thanë se qytetet e Londrës, Parisit dhe Berlinit, mund të goditeshin brenda 200 sekondave nga lëshimi i raketave bërthamore.
Këto zhvillime vijnë pasi ish-shefi i NATO-s, Richard Sherriff, paralajmëroi se Perëndimi duhet të ‘përgatisë veten’ për një luftë të ‘skenarit më të keq’ me Rusinë në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













