Lajme
Zvicër: Urohet festa e Fiter Bajramit
Albinfo.ch sjell pamje nga falja e Namazit të Fitër Bajramit në xhaminë Europaplatz Bern
Hoxhë Mustafë Memeti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka uruar të gjithë komunitetin shqiptaro-islam në Zvicër për Festën e Fiter Bajramit, shkruan albinfo.ch.

Postimi i plotë:
Në vigjilie të festës së Fitër Bajramit kam nderin dhe kënaqësinë në emrin tim, të qendrës në Europaplatz dhe forumit koordinativ të organizateve shqiptare islame në Zvicër t’ua uroj të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Festa e Fitër Bajramit vjen pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të agjërimit dhe sakrificës, ku besimtarët u sprovuan në thellimin e besimit, disiplinës shpirtërore, mendore dhe fizike, duke praktikuar një detyrim fetarë të rëndësishëm të fesë islame. Festa e Fitër Bajramit është një aktë për të gjithë ne, si besimtarë shqiptarë dhe si qytetarë të vendit ku jetojmë, të ndajmë mes veti gëzimet dhe urimet më të mira, dhe të reflektojmë për një të ardhme inovative për vendin dhe shoqërinë tonë pa dallime etnike, kulturore, idiologjike dhe religjioze.

Ne qytetarët shqiptarë të besimit islam shquhemi për kultivimin e vlerave humane njerëzore, për urtësi, solidaritet, akceptancë, tolerancë dhe respekt për vëllezërit tonë të besimave të ndryshëm. Shpresojmë që kjo frymë e mirëkuptimit dhe kultivimit të vlerave inovative të na mbajë në kohezion konstruktiv dhe të vazhdojmë të thellojmë pa ndërprerë këto vlera në mesin tonë, duke u bërë faktorë relevant të paqes, inovacionit dhe harmonisë midis njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike dhe religjioze.

Gjithsesi, uroj që në këtë festë, në familjet tuaja të mbretërojë paqja, mirëqenia dhe harmonia! Edhe njëherë urime festën e Fitër Bajramit gjithë besimtarëve myslimanë!



E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes Sopranoja kosovare Marigona Qerkezi ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj ndërkombëtare,... -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?













