Lajme
Zvicra ia pa hajrin pandemisë
Në bazë të një raporti, i lëshuar nga Banka Kombëtare Zvicerane, deri në fund të vitit 2021 familjet në Zvicër kishin asete prej rreth 2 mijë e 150 miliardë franga, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se kjo është 13.3% më shumë se përpara krizës së Covid-19 në fund të vitit të 2019, sipas deklaratës së financimit për Zvicrën të publikuar nga Banka Kombëtare Zvicerane.
Theksohet se drejtuesi kryesor i zhvillimit ishte rritja e ndjeshme e pasurive të paluajtshme. Që nga viti 2019, këto janë rritur me gati 13 për qind. Vetëm në vitin 2021, rritja nga viti në vit ishte 8 për qind. Çmimet për pronësinë e shtëpive në Zvicër janë vazhdimisht duke u ngjitur në lartësi të reja, transmeton rtv21.tv.
Hipotekat po rriten
Në përgjithësi, vlera neto financiare e familjeve private u rrit me 9 për qind në 2,070 miliardë franga në vitin 2021. Kjo shifër është marrë duke zbritur angazhimet prej 967 miliardë franga (+3,3% nga viti në vit) nga aktivet financiare prej 3,037 miliardë franga (+7,1%).
Sipas njoftimit, rritja financiare ka ardhur kryesisht nga fitimet kapitale nga çmimet e larta të aksioneve dhe transaksionet. Për më tepër, familjet private blenë letra me vlerë dhe gjithashtu rritën të drejtat e tyre nga pensionet profesionale.
Në detyrimet dominojnë hipotekat me rreth 900 miliardë franga zvicerane. Nga viti në vit, këto janë rritur me 3.2 për qind. Zviceranët mbajnë rekordin botëror për borxhin hipotekor.
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes Sopranoja kosovare Marigona Qerkezi ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj ndërkombëtare,... -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?












