Kriza në Ukrainë
Bllokohen miliona tonë drithëra në Ukrainë
Eksportimi i ushqimit është jashtëzakonisht i vështirë pasi portet dhe rrugët detare të Ukrainës janë të paarritshme për shkak të pushtimit rus.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se lufta në Ukrainë po ndikon në aftësinë e saj për të ofruar ndihma ushqimore emergjente në vendet anembanë botës, pasi pjesa më e madhe e tyre është bllokuar në portet e Ukrainës.
“Aktualisht, pothuajse 4.5 milionë tonë drithëra janë bllokuar në portet dhe anijet e Ukrainës dhe nuk mund të përdoren”, tha drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP) në Gjermani, Martin Frick.
Deri në fillimin e luftës, Ukraina ishte një nga prodhuesit më të rëndësishëm në botë të grurit dhe misrit.
Shumë vende varen nga gruri i lirë i Ukrainës. Drithërat janë gjithashtu thelbësore për ndihmën globale ushqimore. “Ushqimi i Ukrainës është i nevojshëm në botë”, tha Frick.
Ai shtoi se WFP deri më tani ka ofruar ndihmë ushqimore për rreth 2.5 milionë ukrainas, shumica e tyre në Ukrainë dhe disa qindra mijëra në Moldavi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












