Lajme
Zvicra kundërshton se ka marrëdhënie të ngushta me Moskën
Të shumta janë ngritur akuzat për marrëdhënie të ngushta me Moskën
Që nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës shumë shtete e kanë kritikuar Zvicrën për marrëdhëniet mes saj dhe Rusisë, përcjell albinfo.ch. Së fundmi, një komision i pavarur i qeverisë amerikane bën akuza të rënda kundër Konfederatës, për të ashtuquajturin Komisioni i Helsinkit, i përbërë nga anëtarë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, pasuritë e Putinit dhe rrethit të tij janë të fshehura në Konfederatë.
Ndërkohë nga kjo, komisioni u takua për të diskutuar çështjen në dritën e luftës në Ukrainë. Ndër të tjera, flitet për marrëdhënie të ngushta mes Zvicrës dhe Rusisë, me raste korrupsioni dhe për faktin se Uashingtoni ndoshta duhet të rimendojë marrëdhëniet e tij strategjike me Bernën.
Nga ana tjetër, Këshilli Federal i hedh poshtë të gjitha akuzat e ngritura me ta.
“Qeveria zvicerane kundërshton me vendosmëri pretendimet e komisionit dhe ne ia kemi bërë të ditur qeverisë amerikane. Presidenti i Konfederatës Cassis foli në telefon me Sekretarin e Shtetit Blinken, duke shprehur habinë dhe zhgënjimin. Zvicra po zbaton të gjitha sanksionet e vendosura nga Këshilli Federal dhe Bashkimi Evropian kundër Rusisë dhe në konfrontimin ndërkombëtar nuk kemi asgjë për t’u fajësuar”, shprehet zëdhënësi i Këshillit Federal, André Simonazzi.
Nga ana tjetër, presidenti Cassis tha: “Në funksion të miratimit nga Zvicra të regjimit të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, ne jemi shumë të befasuar me këtë rast. Ne hedhim poshtë insinuatat e papranueshme politikisht dhe presim që autoritetet amerikane t’i korrigjojnë ato menjëherë”, thuhet më tej në një deklaratë për shtyp të lëshuar mbrëmjen e së enjtes nga Simonazzi.
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes Sopranoja kosovare Marigona Qerkezi ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj ndërkombëtare,... -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?












