Lajme
Finlanda, pro anëtarësimit në NATO
Finlanda duhet të paraqesë një kërkesë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, kështu thanë presidenti finlandez, Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin, në një deklaratë të përbashkët të enjten, përcjell albinfo.ch.
“Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO pa vonesë”, thanë Niinisto dhe Marin në një deklaratë të përbashkët.
Ky është një ndryshim i madh i politikës, i shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km dhe një të kaluar të vështirë me Rusinë, ka mbetur më parë jashtë aleancës.
Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, Finlanda ka status neutral ushtarak.
Ndërsa, Suedia fqinje pritet të marrë një vendim për anëtarësimin në aleancën mbrojtëse ditët në vijim.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C












