Lajme
Orë e historisë me nxënësit shqiptarë në „Weltmuseum Wien“
Me rastin e 6 majit, ditëlindjes së kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj kastriotit- Skënderbeut, SHMSH „Naim Frashëri“ në Austri organizoi një vizitë së bashku me nxënës dhe prindërit e tyre në „Weltmuseum Wien“, aty ku me shekuj ruhen Përkrenarja dhe Shpata e Skënderbeut! Pikëtakimi ishte në „Heldenplatz“, para platosë së muzeut. Edhe pse ditë pushimi, në një mot të bukur me diell sheshi gumëzhinte nga turistët e shumtë, që në Vjenë nuk mungojnë asnjëherë, por e veçanta e kësaj dite ishte se në shesh kishin filluar të vijnë nxënësit shqiptarë së bashku me prindërit e tyre.
Të buzëqeshur dhe të rreshtuar, të prirë nga mësueset Miradije Berishaj, Antigone Elshani, Merita Ismaili dhe mësuesi Osman Ademi, nxënësit arritën në katin e dytë të pallatit të veshur me mermer, deri te salla madhështore, ku në ballë eshtë vendosur Shpata e dhe Përkrenarja Gjergj Kastriotit-Skenderbeu!
Në fillim nxënësit i përshëndeti mësuesja Antigona Elshani, kryetare e SHMSH „Naim Frashëri“, ndërsa për jetën, veprën dhe historinë e Skënderbeut foli mësuesi Osman Ademi.
Ai bashkëbisedimin e filloi me nxënës ashtu si në orën e mësimit, duke i pytur nxënësit: E dini se kush ishte Gjergj Kastrioti- Skënderbeu? Kur ishte lindur? Kur ishte detyruar të shkojë në shërbim të sulltanit? Kur ishte kthyer në Shqipëri? Si e priti populli kthimin e tij? Cila ishte porasia e fundit e tij? Kur kishte vdekur?
Shumica e nxënësve dhanë përgjigje të sakta. Pasi mori disa përgjigje nga nxënësit, mësuesi filloi të flasë për jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut dhe luftën heroike të popullit shqiptar nën udhëheqjen e tij, për një çerek shekulli. Ndër të tjera, ai tha se të gjithë ne, që po i shohim sot armët e tij, po e ndjejmë afërsinë e tij, po bashkëjetojmë më të dhe po ndihemi krenarë për heroizmin e tij. Këto simbole historike po na këthejnë në kohën e Skënderbeut, ndërsa Skënderbeun në kohën tonë. „Sot, në këtë muze, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja u bënë bashkë“, tha mes tjerash mësuesi.
Në vazhdim ai foli për rrugëtimin e armëve të Skënderbeut deri në Muzeun e Vjenës! Interesimi i nxënësve dhe i prindërve për të mësuar sa më shumë për Skënderbeun ishte i madh. Kjo u pa nga pyetjet që iu bënë mësuesit.
Nga kjo orë mësimore për Historinë tonë kombëtare, e cila ka filluar të bëhet tradicionale, fituan njohuri të reja të pranishmit (jo vetëm nxënësit, por edhe një pjesë e prindërve), të cilët falënderuan mësuesit për angazhimin e tyre që fëmijët e tyre të flasin dhe të shkruajnë dhe ta njohin sa më shumë gjuhën dhe kulturën shqiptare.
PS. Ky aktivitet u zhvillua më 14 maj 2022.
Osman Ademi – mësues në Vjenë, Austri
E-Diaspora
-
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore Vepra e saj orkestrale “Timestamps – Everything Leaves a Trace” u interpretua nga Orkestra e WDR-së... -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej













