Lajme
Zvicër: Nga 1 qershori nuk do të ketë më udhëtime falas për ukrainasit
Përfundimi i udhëtimit falas për refugjatët ukrainas
Që nga 21 marsi, refugjatët nga Ukraina kanë udhëtuar pa pagesë me transportin publik në Zvicër, shërbim i cili ofrohet nga qeveria federale, njofton albinfo.ch.
Megjithatë, ky përfitim do të përfundojë nga 1 qershori.
“Ky udhëtim falas na shpëtoi nga një punë e konsiderueshme administrative, pasi këtyre njerëzve do t’u duhej lëshuar karta transporti për çdo fazë të procedurës së regjistrimit të tyre”, sipas Anne Césard, zëdhënëse e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM).
Megjithatë, një sërë deputetësh po e kundërshtojnë këtë vendim.
“Nëse këta njerëz nuk mund të udhëtojnë më falas, kjo do të përbëjë një pengesë shtesë për shanset e tyre për integrim, duke ditur që ndihma financiare që u jepet është shumë e ulët”, tha Pierre-Yves Maillard.
“Përderisa shumica e këtyre njerëzve nuk mund të plotësojnë sa duhet nevojat e tyre, ne duhet të vazhdojmë t’i ndihmojmë duke zgjatur këtë shërbim falas, qoftë edhe në formë subvencioni”, tha një tjetër deputet, Benjamin Roduit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?











