Lajme
Dënohet kosovari, si bashkëpjesëmarrës në vrasjen e të riut në St.Gallen
29-vjeçar kosovar nuk bën pjesë ndër të dyshuarit kryesorë, por edhe ai ka qenë pjesë e mosmarrëveshjes vdekjeprurëse
Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, në rrugën Bahnhofstrasse të St. Gallenit pati shpërthyer një debat fatal. 20-vjeçari R.B.* kishte mbetur i plagosur aq rëndë sa ka ndërruar jetë në spital pak ditë më vonë. Pesë veta ishin arrestuar menjëherë pas kësaj dhe janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Njëri nga të përfshirët tashmë është dënuar. Fjala është për një 29-vjeçar kosovar i cili nuk bën pjesë ndër të dyshuarit kryesorë, por edhe ai ka qenë pjesë e mosmarrëveshjes vdekjeprurëse.
Tre burra, përfshirë R.B., ishin jashtë me të dashurat e tyre në atë kohë. Një luftë fjalësh kishte shpërthyer mes njërit prej të rinjve dhe të dashurës së tij, shkruan 20minuten.ch Këtu kishte ndërhyrë kosovari.
Ai dhe tashmë i vdekuri kanë filluar të zihen me fjalë me njëri-tjetrin, transmeton albinfo.ch. Më pas kosovari është larguar, por më vonë ai është kthyer me dy shokë.
Kjo çoi në një përleshje mes gjashtë personave. 29-vjeçari ka goditur me grusht njërin nga kundërshtarët e tij në fytyrë.
R. B., viktima e mëvonshme, më pas është larguar në drejtim të shkurreve në oborr dhe është ndjekur nga dy shokët e 29-vjeçarit. Sipas urdhrit penal, ai është futur në një gardh me thumba të mprehtë. Aty ai është plagosur në ijë dhe ka humbur shumë gjak. Për pasojë ai ka vdekur në spital.
Kosovari, me precedentë penal, tani është dënuar me gjobë me kusht prej 60 njësish ditore prej 80 CHF (4800 CHF) dhe gjobë prej 960 CHF për përleshje dhe tentatim lëndimi të thjeshtë trupor, përcjell albinfo.ch. Përveç gjobës, ai duhet të paguajë edhe tarifa për mbrojtjen zyrtare dhe shpenzime të veçanta. Në përgjithësi ai duhet të paguajë 6652 franga.
Është ende e paqartë se kur do të zhvillohet gjyqi ndaj pjesëmarrësve të tjerë. “Janë disa procedura në pritje,” thotë Beatrice Giger, zëdhënëse në zyrën e prokurorit publik të St. Gallen. Duke qenë se procedurat janë duke vazhduar, nuk jepen detaje të tjera. Kundër urdhrit penal mund të ushtrohet ankesë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë Kapiteni i Zvicrës vlerëson forcën mendore të skuadrës pas kualifikimit historik në çerekfinale dhe tani fokusin... -
Zvicër
Çerekfinale historike: Granit Xhaka përballë Lionel Messit në Botëror -
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë!














