Lajme
Diplomati rus, kritik i Putinit, në mbrojtje 24 orëshe të policisë zvicerane
Boris Bondarev, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti në Gjenevë, nuk mund të kthehet më në atdheun e tij. Shanset e tij për të marrë azil në Zvicër janë të mira
Diplomati i lartë rus, Boris Bondarev, e ka cilësuar publikisht sulmin rus në Ukrainë si një luftë dhe ka folur kundër Vladimir Putinit, transmeton albinfo.ch. Për këtë deklarim ai mund të humbasë lirinë apo edhe jetën, nëse do të kthehej në Rusi.
41-vjeçari ka përfaqësuar më parë vendin e tij si diplomat për shumë vjet, së fundmi në Kombet e Bashkuara, në Gjenevë.
Ai dha dorëheqjen nga posti i tij të hënën, në shenjë proteste për luftën në Ukrainë. “Më vjen turp. Lufta kundër Ukrainës është krim”, është shprehur ai. Për shkak se ai është deklaruar publikisht, në LinkedIn dhe Facebook, rasti i tij ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën. Kjo është arsyeja pse ai nuk mund të kthehet në Rusi.
Në një intervistë, ai është shprehur se e dinte që ajo që thoshte, në vendin e tij do të konsiderohej krim.
Mbrojtje policore për dy muaj
Në Gjenevë, Bondarev tani mbrohet 24 orë në ditë nga pjesëtarët e policisë zvicerane.
Sipas “Tages-Anzeiger”, në raste të tilla janë përfshirë Shërbimi Federal i Sigurisë dhe Policia Kantonale. Shërbimi Federal i Sigurisë, që është një agjenci në kuadër të Fedpol (Policia Federale), është përgjegjës për garantimin e sigurisë së anëtarëve të Këshillit Federal dhe zyrtarëve të tjerë, transmeton albinfo.ch. Por ky shërbim është gjithashtu përgjegjës për mbrojtjen e diplomatëve të huaj.
Edhe pse Bondarev tani do të humbasë statusin e tij diplomatik, Zvicra do të vazhdojë ta mbrojë atë, i është përgjigj Fedpol pyetjes së gazetës. Duke llogaritur kohën pas kryerjes së aktit (deklarimit), do të jepet një periudhë kortezie e mbrojtjes prej rreth dy muajsh.
Shanse të mira për azil
Gjasat që Zvicra ta pranojë Bondarev-in si azilkërkues janë të mira. Njerëz të ekspozuar politikisht kanë marrë vazhdimisht azil vitet e fundit, shkruan “Tages-Anzeiger”.
Në Zvicër, për shembull, një gazetar i kërcënuar i televizionit rus është regjistruar si azilkërkues në vitin 2020, përcjell albinfo.ch. Zyrtarët e lartë të ambasadës turke që kërkuan azil në Zvicër pas grushtit të shtetit të vitit 2017 në Turqi kanë marrë gjithashtu azilin.
E-Diaspora
-
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti Një i ri nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri... -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Zvicër
-
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse Zvicra është gati të përjetojë një valë të re të nxehti. Kjo ka filluar tashmë në... -
Doganat gjermane e bëjnë blerjen më të lehtë për zviceranët -
Kursimet mund të mos jenë të mjaftueshme për të financuar daljen në pension përtej jetëgjatësisë -
Zvicra rrëzohet nga froni si vendi më i shtrenjtë në Evropë -
Debat në Zvicër: A po bëhen fëmijët një rrezik financiar për familjet?













