Lajme
Zvicër, në korrik mbahet Konferenca Ndërkombëtare për Ukrainën
Konferenca do të jetë një takim i donatorëve në mbështetje të vendit të shkatërruar nga lufta
Mediat zvicerane kanë paralajmëruar konferencën për Ukrainën në Lugano më 4 dhe 5 korrik, ku do të jetë gjithashtu një takim i donatorëve.
“Ne nuk duhet të kemi asnjë iluzion. Sfidat janë të mëdha”, nënvizoi ndërkohë Ignazio Cassis në Davos të martën, në lidhje me rindërtimin e vendit, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal, i cili ishte në video lidhje nga Kievi.
Sipas Presidentit të Konfederatës, mund të duhen vite përpara se të hartohet një plan investimi ndërkombëtar në mbështetje të Ukrainës së shkatërruar nga lufta.
Kostot aktuale në Ukrainë vlerësohen në rreth 600 miliardë dollarë, tha Shmyhal. Konfederata do të vendosë në javët në vijim se në çfarë mase dhe në çfarë kushtesh do të japë kontributin e saj. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?











