Lajme
Zjarr i madh në Spreitenbach: Të paktën shtatë persona të lënduar
Bitumi i djegur dhe materialet izoluese të ndërtesave shkaktojnë tym të dendur dhe hi që shpërndahet me ajrin. Ka edhe erë, e cila vështirëson punën e shuarjes
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një magazinë me bitum në zonën industriale të Spreitenbach-ut (AG) pasditen e së dielës. Një shtëllungë e madhe tymi mund të shihet nga kilometra larg.
Të paktën shtatë persona janë lënduar pas zjarrit të madh në Spreitbach, bëjnë me dije mediat zvicerane si Tages Anzeiger, 20 minuten etj.
Alarmi për zjarrin është marrë në orën 16:30, njofton mediat zëdhënësi i policisë kantonale të Aargaut, transmeton albinfo.ch. Brigada të ndryshme zjarrfikëse nga Spreitbach-u dhe komunitat përreth, si: Baden, Wettingen, Dietikon dhe Würenlos janë në detyrë.
Sipas policisë së kantonit, ndërtesat tashmë janë shembur. Kamionët e parkuar pranë ndërtesëave gjithashtu kanë marrë flakë, raporton srf.ch
Bitumi i djegur dhe materialet izoluese të ndërtesave shkaktojnë tym të dendur e të zi dhe shumë hi që shpërndahet me ajrin. Ka edhe erë, e cila e vështirëson edhe më shumë punën e shuarjes.
Vendi i zjarrit është në autostradën A1 midis zonës së shërbimit Würenlos dhe Dietikon. Policia ka bllokuar hyrjen e autostradës Spreitenbach. Në drejtim të Bernës, korsia e djathtë është e mbyllur. Prandaj ka bllokime trafiku në Westring nga Urdorf-Nord, raporton viasuisse.
Tymi gjithashtu shkakton dëmtim të rëndë të fushës së shikimit në autostradë, përcjell albinfo.ch. Sipas policisë, është shqyrtuar edhe nëse autostrada në pjesën në fjalë është dashur të mbyllet plotësisht.
Policia u ka bërë thirrje banorëve të zonës që të mbyllin dritaret dhe dyert dhe të mbyllin klimatizimin dhe ventilimin. Zjarri ka sjellë një erë të fortë, të pakëndshme dhe tym të dendur. Popullsisë i kërkohet gjithashtu që të mos hyjë në zonën e Spreitenbach-ut dhe të lëvizë gjerësisht rreth saj.
“Ky material është shumë i djegshëm, gjë që shpjegon edhe zhvillimin e tymit të rëndë. Ky tym është helmues”, thonë zjarrfikësit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të bëjë Zvicra tani që pensionistët janë më të shumtë në numër se të rinjtë? Për herë të parë, banorët e Zvicrës mbi moshën 65 vjeç janë më të shumtë se... -
Linja ajrore SWISS do të shtojë 74 fluturime të reja evropiane këtë verë -
Policia zvicerane apelon për kujdes nga orteqet -
SHBA-të pritet të vendosin tarifa 100% për disa ilaçe -
Çmimet e gazit rriten në Evropë, por furnizimi është i siguruar










