Lajme
Një tjetër rast i lisë së majmunit është zbuluar në Zvicër
Një banor i Cyrihut është personi i tretë që rezulton pozitiv
Bëhet e ditur se një banor i Cyrihut është personi i tretë që rezulton pozitiv me virusin brenda një jave, pas dy personave të tjerë të infektuar, në Bernë dhe Gjenevë. Të tre rezultuan pozitivë pas një udhëtimi jashtë vendit, informon albinfo.ch.
Në mbarë botën, rastet e lisë së majmunëve po përhapen me shpejtësi, me më shumë se 330 të raportuara të premten, dukshëm nga 90 të konfirmuara javën e kaluar.
Për momentin, zyrtarët zviceranë nuk po bëjnë gjë tjetër veçse të monitorojnë evolucionin e virusit në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare shëndetësore dhe ekspertët, sipas Linda Nartey, nënkryetare e Zyrës Federale të Shëndetit Publik.
Ajo shtoi se ky virus besohet të jetë më pak i transmetueshëm se Covid dhe për momentin nuk ka asnjë indikacion për shfaqjen e një pandemie tjetër në Zvicër, apo diku tjetër.
Sidoqoftë, “ne duhet të shikojmë shpërthimet dhe në çdo rast të kryejmë menjëherë gjurmimin e kontaktit për të ndërprerë shpejt çdo zinxhir transmetimi”, tha Nartey. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











