Kosova
Osmani dhe Abazoviq përplasen për “Ballkanin e Hapur”
Tema e ‘Ballkanit të Hapur’ u bë shkak i përplasjes mes presidnetes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviq.
Gjatë një diskutimi në kuadër të panelit në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore që po mbahet në Mal të Zi u shkëmbyen replika rreth pjesëmarrjes në këtë nismë rajonale.
“Për mendimin tim, një pjesë e shoqërisë në Mal të Zi e kundërshton [‘Ballkanin e Hapur’], vetëm sepse është kundër çdo gjëje që është Serbia. Ata nuk e kanë problem nismën, por kanë problem personal”, tha Abazoviq dhe shtoi se, sipas mendimit të tij, “problemet personale në politikë shpeshherë nuk japin mundësinë për ndonjë lloj vizioni”. “Unë nuk po angazhohem për ‘Ballkanin e Hapur’ ose për Procesin e Berlinit apo ndonjë nismë tjetër. Unë po angazhohem për bashkëpunimin rajonal. Çdo nismë që ka për qëllim bashkëpunimin rajonal, gjithçka që mund të shfrytëzojmë për bashkëpunim, është sukses”, tha Abazoviq, transmeton Albinfo.ch.
Ndaj deklarimeve të kryeministrit malazias reagoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Se a është dikush lider i zgjedhur në mënyrë demokratike, që beson në vlerat e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut dhe në demokracinë dhe a është dikush ish-ministër i propagandës së regjimit të [ish-kreut të Jugosllavisë, Slobodan] Milosheviqit, kjo duhet të ketë rëndësi. Në të kundërtën, porosia që po dërgojmë është se nuk ka rëndësi nëse je [presidenti i Ukrainës, Volodymyr] Zelensky apo [presidenti i Rusisë, Vladimir] Putin”, theksoi Osmani.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











