Lajme
Produktet nëpër supermarketet zvicerane kanë shumë sheqer për fëmijët
Shumica dërrmuese e produkteve me paketim të dizajnuar për t’i tërhequr fëmijët përmbajnë shumë sheqer, kripë ose yndyrë, raportojnë gazetat Le Matin Dimanche dhe SonntagsZeitung, përcjell albinfo.ch.
Kjo është sipas një sondazhi të kryer rreth Pashkëve nga organizata e konsumatorëve Fédération romande de consommateurs (FRC) dhe homologët e saj në pjesën gjermane dhe italisht-folëse të Zvicrës.
Këto grupe konsumatorësh analizuan 344 mallra që synonin fëmijët e moshës mbi tre vjeç të shitura në supermarketet Coop, Migros, Aldi dhe Lidl. Lepurushat dhe zogjtë me çokollatë nuk u përfshin.
Ata zbuluan se 94% e produkteve të anketuara nuk plotësonin normat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kryesisht për shkak të sheqerit të tepërt (277 produkte).
“Ne e dimë se ëmbëlsirat përmbajnë sheqer, por shumë pako kanë imazhe të bukura të misrit, qumështit apo frutave, gjë që i bën prindërit të mendojnë se janë të shëndetshëm”, tha për Le Matin Dimanche Nathalie Farpour-Lambert, mjeke në Spitalin Universitar të Gjenevës.
Fëmijët janë pre e lehtë për marketing, sepse nëse shohin kafshë tërheqëse ose maskota njerëzish në paketim, mendojnë se produkti është më i mirë, sipas specialistes së ushqimit të FRC, Barbara Pfenniger. “Disa vende në fakt e kanë ndaluar përdorimin e fotografive të tilla në ushqime të pashëndetshme”, tha ajo për gazetën.
FRC po bën thirrje për një vlerësim ushqimor me rezultat Nutri për të gjitha produktet me paketim që synojnë fëmijët, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













