Lajme
Njerëzit me alergji ndaj ushqimeve, më pak të prirur për t’u infektuar me COVID
Alergjitë ndaj ushqimeve janë shqetësuese në rastin më të mirë, ndërsa në rastin më të keq mund të përbëjnë rrezik serioz për shëndetin.
Megjithatë, ka një avantazh për njerëzit që kanë alergji ndaj disa ushqimeve specifike; ata janë më të mbrojtur nga COVID-19.
Një studim i financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) në Shtetet e Bashkuara zbuloi se njerëzit me alergji ndaj ushqimeve kanë më pak gjasa të infektohen me SARS-CoV-2.
Studimi i Epidemiologjisë dhe Reagimit ndaj SARS-CoV-2 (HEROS) monitoroi më shumë se 4.000 njerëz, në gati 1.400 familje në SHBA.
Studiuesit zbuluan se personat që ishin alergjikë ndaj disa ushqimeve, dhe ishin diagnostikuar si alergjikë nga mjeku, rrezikonin 50 për qind më pak të infektuar nga COVID-19 sesa ata që nuk ishin alergjikë ndaj asnjë ushqimi.
Dr. Tina Hartert, profesoreshë e mjekësisë dhe pediatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Vanderbilt në Nashville, dhe bashkëdrejtuese e këtij studimi, spekuloi se një “inflamacion i tipit 2”, i cili është karakteristik për gjendjet alergjike, mund të zvogëlojë nivelet e një proteine të quajtur receptori ACE2 në sipërfaqen e qelizave të rrugëve të frymëmarrjes.
Koronavirusi përdor këtë receptor për të hyrë në qeliza, kështu që mungesa e tij mund të kufizojë aftësinë e virusit për t’i infektuar ato./Euronews
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri













