Lajme
Paypal lejon transferet e kriptomonedhave
Aktualisht, Paypal mbështet katër kriptovaluta: Bitcoin (BTC), Ethereum (ETH), Bitcoin Cash (BCH) dhe Litecoin (LTC).
Gjiganti i pagesave Paypal ka filluar t’i lejojë përdoruesit të transferojnë kriptomonedha midis platformës së saj drejt portofolave digjitalë dhe platformave të tjera të shkëmbimeve.
“Kjo veçori është renditur vazhdimisht nga përdoruesit si një nga përmirësimet më të kërkuara që kur filluam të ofrojmë blerjen e kriptove në platformën tonë”, zbuloi Paypal.
Funksioni i ri u vu në përdorim duke filluar nga e marta e 7 qershorit.
Tani për tani, opsioni është i disponueshëm për përdoruesit e zgjedhur amerikanë, njoftoi Paypal, duke shtuar se do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit e kualifikuar amerikanë në javët e ardhshme, transmeton AP përcjell Albinfo,ch.
Përdoruesit mund të transferojnë kriptovalutat e mbështetura në Paypal dhe t’i largojnë kriptovalutat nga platforma “në adresat e jashtme të kriptove, duke përfshirë portofolat digjitalë dhe platformat e tjera të shkëmbimeve”.
“Ata gjithashtu mund t’i dërgojnë monedhat e tyre familjes dhe miqve të tyre në Paypal pa tarifa shtesë”, theksoi kompania.
Klientët e Paypal mund të përdorin gjithashtu kriptovalutat e tyre për të paguar për mallra dhe shërbime në miliona tregtarë, duke përdorur “Checkout with Crypto”, një shërbim i nisur në mars të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane










