Lajme
Targat ZH 888 shiten në ankand për 194 000 franga
Në rang vendi, kjo shitje renditet e dyta, pas targës ZG 10, (në kantoninin e Zugut) e cila është blerë në vitin 2018 për 233 mijë franga
Ankandi i targave me numër karakteristik 888 ka vazhduar deri të mërkurën dhe blerësi ka paguar plot 194 000 franga për to. Asnjëherë deri më tani një targë në Cyrih nuk është shitur kaq shtrenjt.
Ndërkaq, në rang vendi, kjo shitje renditet e dyta, pas targës ZG 10, (në kantonin Zug) e cila, sipas faqes së internetit “Auktion-ch.ch” është blerë në vitin 2018 për 233 mijë franga, transmeton albinfo.ch.
Në ankand u lejuan të marrin pjesë vetëm pronarët e makinave të regjistruara në kantonin e Cyrihut.
E kaluara ka treguar se targat me vetëm numrin 8 janë veçanërisht të preferuara, shkruan 20minuten.ch. Vitet e fundit, ankandet e targave ZH 8888 dhe ZH 888,888 kanë sjellë secili rreth 50,000 franga, kanë njoftuar të mërkurën nga kantoni i Cyrihut.
Që nga viti 2018, kantoni ka nxjerrë në ankand vetëm numra treshifrorë.
Tifozët e makinave paguajnë më shumë se 3.5 milionë franga në vit për targa speciale, përcjell albinfo.ch. Të ardhurat e ankandit derdhen në arkën e shtetit.
“Nga akandet tona përfitojnë banorët e Cyrihut” është shprehur paraprakisht përgjegjësi i Drejtoratit të sigurisë në Qeverinë e Cyrihut, Mario Fehr.
(Foto: Sicherheitsdirektion Kanton Zürich)
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih












