Lajme
A po synohet anëtarësimi i Zvicrës në Bashkimin Evropian?
Këshilli partiak i PS-së zvicerane, miratoi një dokument që mbështet anëtarësimin e Zvicrës në Bashkimin Evropian.
Dje, Këshilli partiak i PS-së zvicerane, në Neuchâtel doli me njoftimin se ka miratuar dokumentin e brendshëm që mbështet një strategji që synon anëtarësimin e Zvicrës në Bashkimin Evropian, njofton albinfo.ch.
Jon Pult, nënkryetar i PS-së dhe autor i dokumentit tha se ai beson se janë në një rrugë që duhet ta ndjekë edhe Zvicra.
“Kemi gjetur një zgjidhje. Është një strategji inteligjente dhe e realizueshme, por edhe me një peshë të fortë, një bazë vlerash për politikën europiane të partisë sonë”, komentoi Pult.
Projekti në fjalë është i ndarë në tri faza:
1/ Parashikohet një marrëveshje stabilizimi që rregullon pjesëmarrjen në programe si Erasmus dhe Horizon Europe;
2/ Një marrëveshje ekonomike dhe bashkëpunimi për të adresuar çështjet institucionale të aksesit në treg;
3/ Nga viti 2027 do të duhet të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Zvicrës në BE.
Ndërkohë, politikani Graubünden tha se opinioni zviceran po ndryshon në lidhje me raportin BE.
“Kjo luftë imperialiste dhe ky agresion i paligjshëm i Putinit kundër një vendi të lirë, demokratik evropian si Ukraina” i bën njerëzit në Zvicër të reflektojnë edhe për faktin se “të qenit pjesë e këtij institucioni mbikombëtar që mbron vlerat e demokracisë, të shtetit ligjor, të të jetuarit së bashku në paqe, është një perspektivë tërheqëse për të ardhmen dhe një perspektivë e domosdoshme”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave Lehtësim financiar për banorët e Cyrihut nga viti 2026... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC











