Lajme
Zvicër: Shteti duhet të vazhdojë të paguajë për testet e koronës
Komisioni miratoi propozimin për zgjerimin dhe ndryshimin e dispozitave të zgjedhura të Aktit Covid-19 me një votim 18 pro dhe 5 kundër
Qeveria Federale duhet të vazhdojë të përballojë kostot për testet e koronës. Ky është mendimi i Komisionit për Sigurime Shoqërore dhe Shëndetësi të Dhomës Nacionale të Parlamentit (SGK-N).
Komisioni miratoi propozimin për zgjerimin dhe ndryshimin e dispozitave të zgjedhura të Aktit Covid-19 me një votim 18 pro dhe 5 kundër, transmeton albinfo.ch. Kështu bënë të ditur shërbimet parlamentare.
Propozimi synon të sigurojë që qeveria federale të vazhdojë të ketë “instrumente individuale të dëshmuara” në dispozicion për të mbrojtur shëndetin publik, shkruan 20minuten.ch. Që nga kthimi në normalitet më 1 prill 2022, kantonet kanë edhe një herë përgjegjësinë kryesore për trajtimin e epidemisë Covid 19.
Sipas Komisionit, një shtyllë e rëndësishme në luftën kundër virusit është qasja e lehtë dhe e shpejtë në testet Covid-19.
Në kushtet e rrezikut në rritje të qarkullimit të virusit në muajt e dimrit, nga pikëpamja epidemiologjike dhe organizative, përgjegjësia për regjimin e testimit dhe financimin duhet t’i mbetet qeverisë federale dhe të mos shkojë në kantone, përcjell albinfo.ch. Ndryshe, Komisioni i frikësohet një sistemi prej 26 rregulloresh të ndryshme kantonale.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore













