Lajme
Moti i kësaj jave në Zvicër është me reshje shiu
Pas ditëve të motit shumë të nxehtë, me temperatura që i kalojnë 30 gradë Celsius, parashikimet kërkojnë reshje shiu gjatë ditëve të fundit të këtij muaji, sipas Meteonews, njofton albinfo.ch.
Në përgjithësi, disa stuhi kanë goditur tashmë disa pjesë të Zvicrës të dielën në mbrëmje dhe gjatë natës. Dita e sotme dhe pjesa tjetër e javës do të karakterizohet nga reshje të dendura rajonale, të shoqëruara me erëra të forta dhe temperatura më të ulëta.
Ndërsa dielli mund të kthehet shkurtimisht të mërkurën dhe të enjten, përkeqësim i mëtejshëm pritet mes të enjtes mbrëma dhe të premtes.
Në varësi të sasisë së shiut që do të bjerë në ditët në vijim, reshjet mund të sjellin të paktën një lehtësim në tokën jashtëzakonisht të thatë, thonë meteorologët.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje Dhuna në familje në Zvicër kërkon masa shtesë për të mbrojtur viktimat dhe për të ndëshkuar... -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore? -
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane -
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026?













