Lajme
Qeveria: Transporti i kushton Zvicrës 14 miliardë CHF në vit
Kostot e jashtme nënkuptojnë pasojat e mobilitetit që vihen në kurriz të publikut të gjerë ose të gjeneratave të ardhshme,
14 miliardë franga në vit: Kjo shumë, sipas llogaritjeve të Zyrës Federale për Zhvillimin Hapësinor, paraqet koston e transportit që duhet të përballojë vendi (shteti).
Kjo kosto e quajtur e jashtme arrin në 1600 CHF për person.
Sipas një deklarate të Zyrës Federale për Zhvillim Hapësinor (Are) të martën, kostot e jashtme nënkuptojnë pasojat e mobilitetit që vihen në kurriz të publikut të gjerë ose të gjeneratave të ardhshme, transmeton albinfo.ch. Kjo mund të shkaktojë dëme në klimë dhe mjedis, por edhe pasoja shëndetësore.
Kostot e jashtme janë rritur për 16 për qind që nga viti 2010, shkruan watson.ch. Në vitin 2019, këto kosto ishin rreth 14 miliardë CHF. Kjo ishte 1.4 për qind më shumë se një vit më parë.
Kostot janë rritur si rezultat i rritjes së kilometrazhit, popullsisë dhe rritjes së çmimeve. Nga ana tjetër, rënia e numrit të aksidenteve me makina dhe emetimet më të ulëta të CO2 kanë treguar një efekt reduktues të kostos. Këto janë realizuar falë përmirësimeve në motorët dhe makinat elektrike, shkruan Are.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih













