Lajme
Macron del me një kërkesë për prodhuesit e armëve
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar prodhuesit francez të armëve Nexter që të rrisë prodhimin, pasi i ka premtuar Ukrainës se do t’i dërgonte armë të tjera.
Një burim pranë Ministrisë Franceze të Mbrojtjes i ka thënë Reuters-it se Macron, përpara vizitës së tij në Kiev të enjten, i ka kërkuar Nexter-it “që të punojë njësoj sikur të ishte kohë lufte”, për të prodhuar sa më shpejt sistemet Caesar.
Franca do të dërgojë 6 sisteme artilerie Caesar në Ukrainë. Bëhet fjalë për një top 155 milimetrash i montuar në kamion që ka aftësinë të gjuajë gjashtë predha në minutë, në një distancë prej 40 kilometrash. Përveç kësaj, sipas AFP, ky sistem artilerie vlerësohet shumë nga Ukraina për shkak të saktësisë së tij.
Një tjetër nga pikat e forta të tij, sipas një komandanti ukrainas që është në luftim, është lëvizshmëria e tij. “Ky sistem është kryesisht shumë i menaxhueshëm dhe i lëvizshëm. Ky është një faktor shumë i rëndësishëm në një luftë bashkëkohore si kjo”, shpjegon ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












