Lajme
Zvicër: Infeksionet vazhdojnë të rriten ndjeshëm
6294 raste ose 39 për qind më shumë se në javën e kaluar. Janë 45 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv që është 6 për qind më pak se një javë më parë
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 46,025 raste të reja që rezultuan pozitive me koronavirus gjatë javës së fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 6294 që është 39 për qind më shumë se në javën e kaluar, trasnmeton albinfo.ch. Në trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 15 ditë.
Incidenca 14-ditore është aktualisht 760.46.
BAG raporton 455 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 43 në ditë. 1045 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19 ose 23 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 45 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv. Kjo është 6 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht 72 për qind të zënë. 6 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga pacientët me Covid 19.
BAG raporton 13 raste të rja të vdekjes nga Covid-19.
E-Diaspora
-
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll Klubi turk raportohet se ka ofruar 2 milionë dollarë për një performancë prej katër këngësh në... -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit















