Lajme
Putin: Sanksionet do të shkaktojnë rritje të çmimit të energjisë për Evropën
Sanksionet e vazhdueshme ndaj Rusisë mund të shkaktojnë një rritje katastrofike të çmimit të energjisë për familjet evropiane.
Kështu u shpreh presidenti rus, Vladimir Putin, këtë të premte në një takim me zyrtarë të lartë.
“Ne e dimë se evropianët po përpiqen të zëvendësojnë burimet ruse të energjisë. Megjithatë, ne presim që rezultati i veprimeve të tilla të çojë në rritjen e çmimit të gazit në treg dhe rritjen e kostos së burimeve të energjisë për konsumatorët fundorë”, u shpreh Putin.
Sipas tij, sanksionet ndaj Rusisë kanë shkaktuar shumë më tepër dëme për ato vende që i kanë vendosur.
Në muajt e fundit, Rusia ka ndërprerë furnizimet me gaz drejt Bullgarisë, Polonisë, Finlandës, furnizuesit danez Orsted, firmës holandeze Gasterra dhe Shell-it.
Kjo për shkak të refuzimit të tyre për të kryer pagesën në rubla, të kërkuar nga Putin si përgjigje ndaj sanksioneve nga vendet perëndimore për luftën në Ukrainë, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe Ritet dhe vallet tradicionale të arbëreshëve, të mbajtura të martën pas Pashkëve, u cilësuan si lidhje... -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë











