Lajme
Projekti në Zvicër për “Shtëpitë me një frang” është në rrënim
Fshati Gambarogno në Kantonin e Ticinos, i cili qe bërë i njohur për shitjen e shtëpive të braktisura – të ashtuquajturat “rustici” – për një frang, nuk mund ta bëjë më këtë, përcjell albinfo.ch. Arsyeja: gjendja e mjerueshme e pronave.
“Ne pamë në imazhet satelitore në çfarë gjendje të keqe janë fshatrat”, tha Thomas Kappeler, kreu i Zyrës Federale për Zhvillimin Hapësinor, duke shtuar se shtëpitë nuk mund të rindërtohen më.
Të paktën për momentin shitja e këtyre pronave është bllokuar dhe çështja do të çohet në Gjykatën Federale.
Sipas Blick, kjo lëvizje “do të thotë edhe më shumë shkresa dhe telashe të të gjitha llojeve. Kështu rusticët bëhen gjithnjë e më të shtrenjta para se të shiten për një frang”.
“E pamundur”: Ofertat për shtëpitë e Zvicrës që kushtojnë një frang janë së tepërmi të mira për të qenë të vërteta. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane Air Canada ka humbur një apel gjyqësor kundër një gjobe prej 144,000 CHF për transportimin e... -
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026? -
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen













