Lajme
BE: Disa vende refuzojnë planin për reduktimin e gazit
Ky propozim u bë nga Komisioni Evropian bazuar në mundësitë që Rusia mund të ndërpresë furnizimet për Kontinentin e Vjetër.
Plani i Komisionit Europian për të ulur konsumin e gazit me 15 për qind në muajt e ardhshëm, është refuzuar nga shumica e vendeve anëtare.
Të prekur nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës dhe sanksionet e shumta të vendosura nga BE-ja ndaj Moskës, çmimi i energjisë në Europë ka vijuar të rritet. Pjesa më e madhe e unionit tani përballen me frikën e një krize energjetike, me dimrin që parashikohet tepër i vështirë, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Aktualisht kundër planit për uljen e konsumit janë shprehur 12 vende, mes tyre Spanja, Portugalia, Greqia, Franca dhe Holanda. Ndërsa Hungaria, që ka pasur përplasje të vazhdueshme me Unionin për sanksionet kundër Moskës, po kërkon të blejë 700 milionë metër kub gaz shtesë nga Rusia. Ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto, për këtë çështje vizitoi dhe Moskën disa ditë më parë, duke sfiduar haptazi qëndrimin e Bashkimit Europian.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane














