Lajme
Franca paralajmëron dënime për ata që përdorin kondicioner me dyer e dritare të hapura
Dyqanet me ajër të kondicionuar në Paris do të duhet të mbyllin dyert dhe dritaret nga e hëna, ose do të përballen me një gjobë, për të reduktuar konsumin e energjisë, sipas një vendimi të marrë të premten e 22 korrikut, nga Bashkia e kryeqytetit, sipas mediave të huaja.
Vendimi i miratuar synon të reduktojë shpenzimet e energjisë për shkak të krizës energjetike. Vendimi do të jetë në fuqi edhe në muajt e dimrit dhe hyn në fuqi të hënën. Sipas autoriteteve personat që nuk respektojnë rregullat do të gjobiten deri në 150 euro.
Rezoluta përmend, në veçanti, pasojat e ngrohjes globale në Paris dhe nevojën urgjente për të reduktuar konsumin e energjisë në periudhën aktuale. Kërcënimi i ndryshimeve klimatike për shëndetin dhe sigurinë tonë është më i qartë se kurrë, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Ekziston një lidhje tjetër e mundshme midis ndryshimit të klimës dhe shëndetit tonë mendor që nuk merr aq vëmendje.
Nxehtësia ka implikime të rëndësishme për shëndetin tonë mendor, duke çuar potencialisht në rritje të vizitave në dhomën e urgjencës, rrezik më të lartë të vdekjes dhe reduktim të mirëqenies emocionale. Me siguri keni filluar të ankoheni për temperaturat e larta dhe gjumin e parehatshëm.
Kur zgjoheni në mëngjes jeni të lodhur dhe pa gjumë?! Nuk keni pse të shqetësoheni më, mjafton të ndiqni këshillat.
Rikujtojmë se studimet kërkimore tregojnë një lidhje të qartë midis temperaturave të qëndrueshme të ambientit dhe oreksit. A ka vërtet prova shkencore të lidhjes midis temperaturës dhe oreksit? Sa më e lartë të jetë temperatura, aq më pak oreksi.
Pra, duket e qartë se nëse jetojmë në vende me ajër të kondicionuar, do të hamë më shumë dhe do të shëndoshemi.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










