Lajme
Elon Musk me kundërpadi ndaj Twitter mbi marrëveshjen prej 43 miliardë eurove
Elon Musk ka ngritur kundërpadi ndaj Twitter, duke përshkallëzuar luftën e tij ligjore ndaj kompanisë së rrjetit social për ofertën e tij dhe tentim tërheqjes nga blerja prej 43 miliardë euro.
Padia e Musk u ngrit gjatë së premtes, disa orë pasi që gjykatësja Kathaleen McCormick e Gjykatës civile në Delaware urdhëroi një gjyq pesë ditor duke filluar nga 17 tetori, në mënyrë që të vendoset se nëse Musk ka të drejtë të tërhiqet nga marrëveshja.
The Guardian raporton se dokumenti i sipërmarrësit, i përbërë nga 164 faqe nuk ishte në dispozicion për publikun, megjithatë sipas rregullave të gjykatës, një version me më pak faqe mund të publikohet së shpejti.
Twitter, në anën tjetër, nuk dha ndonjë koment mbi këtë çështje.
Gjatë së premtes, Musk u padit edhe nga një aksionar i Twitter, i cili i kërkoi gjykatës që ta detyrojnë miliarderin që ta mbyllë marrëveshjen e blerjes, duke thënë se ai ka shkelur detyrën që ai e kishte ndaj aksionarëve të Twitter, dhe gjithashtu të jepte dëmshpërblime për humbjet që u shkaktuan nga ai.
Në padinë e ngritur nga aksionari pretendohet se Musk ka një detyrë mirëbesimi ndaj aksionarëve të tjerë të Twitter, pasi që ai ka 9.6 për qind të aksioneve dhe për shkak se marrëveshja e blerjes i jep atij të drejtën e vetos mbi shumë vendime të kompanisë.
Padia në gjykatën civile u ngrit nga Luigi Crispo, i cili ka 5,500 aksione në Twitter.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












