Lajme
Vendi i BE-së që pritet të ndalojë vizat turistike për rusët
Qeveria finlandeze po vihet nën presion publik dhe politik për të mbyllur kufirin lindor të BE-së me Rusinë.
Një sondazh nga Agjencia Finlandeze e lajmeve sugjeron mbështetje të fortë për ndalimin e vizave të reja turistike për qytetarët rusë.
Reagime ka pasur dhe nga media të tjera vendase. “Nuk është e pranueshme që Finlanda të lejojë turistë rusë për të kaluar pushimet dhe për të shpenzuar paratë e tyre këtu, ndërkohë që Rusia po shkatërron Ukrainën dhe po vret qytetarë të saj” thuhet në editorialin e gazetës Iltalehti.
Estonia, Letonia dhe Lituania nuk pranojnë aplikime për viza turistike. Mbyllja e kufijve do të dërgonte një mesazh të qartë për rusët, të cilët po injorojnë krimet e luftës dhe po mbështesin agresionin e saj.
Sipas ministrisë së Jashtme të Finlandës, mbi 10 mijë viza të reja turistike janë lëshuar për individë me kombësi ruse vetëm në 3 javët e para të korrikut. Të ndikuar dhe nga presioni publik, shumica parlamentare në Finlandë ka shprehur mbështetjen për kufizime më të forta. Shtete të tjera të zonës Shengen, të cilat ndajnë një kufi me Rusinë, si Estonia, Lituania, Letonia dhe Polonia, tashmë i kanë kufizuar vizat ruse.
Ndërkohë Partia e Koalicionit kombëtar ka propozuar përjashtime vetëm për ata që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, që kanë nevojë të takojnë të afërmit apo individë të cilët zotërojnë prona në Finlandë.
Deri në miratimin e këtij vendimi, zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peskov, ka paralajmëruar se Kremlini do të reagojë negativisht për çdo vendim që mund të merret nga Finlanda për të kufizuar turistët rusë.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025 Zvicra udhëheq botën në bujqësinë organike... -
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens














