Kosova
Diaspora dërgoi më shumë se 13 miliardë euro në Kosovë që nga paslufta
Njohës të ekonomisë vlerësojnë se të hyrat nga diaspora janë arteria kryesore e zhvillimit ekonomik në vend.
Vlera e remitancave deri në pesë mujorin e parë të këtij viti ka arritur 445.4 milionë euro dhe është pothuajse e njëjtë me vlerën e remitancave të së njëjtës periudhë të vitit kaluar.
Ndërkaq, sipas Bankës Botërore, që nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë, diaspora jonë ka dërguar më shumë 13 miliardë euro.
Edhe përkundër inflacionit në nivel global, diaspora vazhdon të kontribuojë me dërgimin e parave për familjet e tyre në Kosovë. Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë tregojnë se në pesë mujorin e vitit 2022, diaspora ka dërguar 445.4 milionë euro. Këtë e bëri të ditur në një përgjigje për Radio Kosovën zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovë, Kushtrim Ahmeti.
“Ju njoftoj se vlera e remitancave deri në muajin maj të këtij viti, ishte 445.4 milionë euro. Kjo shumë është pothuajse e njëjtë me vlerën e remitancave në të njëjtën periudhë të vitit kaluar”, tha ai për rtk, transmeton Albinfo.ch.
Ndërsa, njohës të ekonomisë vlerësojnë se të hyrat nga diaspora janë të hyrat kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit. Se remitancat janë arteria kryesore e ekonomisë në vend e thotë në një përgjigje për Radio Kosovën eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu. Mirëpo ai thekson se këtë vit, të hyrat nga diaspora janë pak më të ulëta si pasojë e inflacionit.
“Ajo çka është me shqetësuese përveç inflacionit dhe trendëve negativë, është fakti që po vërehet që edhe fluksi i diasporës i kësaj vere nuk është ai i nivelit të vitit të kaluar. Kjo është shqetësuese pasi e dimë që infuzioni apo arteria kryesore e zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë ekonomike dhe sociale ka qenë diaspora”, shtoi Gërxhaliu.
Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti prej nga më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës. Ndërsa, Banka Botërore thotë se që nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë janë dërguar mbi 13 miliardë euro.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit Kohëzgjatje e shtuar e konsultimeve, gabime, dublikime apo edhe mashtrime: çdo vit, profesionistët e shëndetit kërkojnë... -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden












