Lajme
Mërgimtarët gjallërojnë Luginën, kërkojnë mundësi për të investuar
Ata ndjehen keq që nuk ka ndonjë organizim i cili do të mund t`i orientonte për investime këtu.
Islam dhe Ismajl Maliqi janë dy vëllezër mërgimtarë, afaristë nga Presheva, që veprojnë në Zvicër. Malli për vendlindjen i sjell shpesh në Preshevë, por ata ndjehen keq që nuk ka ndonjë organizim, i cili do të mund t`i orientonte për investime këtu.
E në Komunën e Bujanocit ka disa ditë që për nder të mërgimtarëve janë vendosur flamujt e shteteve të Bashkimit Europian, në të cilat jetojnë mërgimtarët shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Kryetari i Komunës, Nagip Arifi, ka pritur në kabinetin e tij shumë mërgimtarë, të cilëve iu ka prezantuar projekte konkrete, ku ata mund të investojnë, raporton rtk, përcjell Albinfo.ch.
Ardhja e mërgimtarëve i ka dhënë një gjallëri Luginës së Preshevës, për bizneset e këtushme, muajt e mërgimtarëve janë muaj që sigurojnë mbijetesën e tërë vitit.
Më se dyzet për qind e popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës, sipas statistikave, jeton në vendet e Europës Perëndimore e edhe në Amerikë. Remitencat e tyre paraqesin një potencial jashtëzakonisht të rëndësishëm për mbijetesën e popullatës shqiptare në këtë krahinë, ku zhvillimi ekonomik, punësimi dhe standardi i jetës është më i ulëti në rajon.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












