Lajme
Shqipëri: Përcaktohen rregullat për votimin e emigrantëve
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se ka përfunduar projekti për rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit.
Sipas tij, kjo do tu mundësojë votimin e emigrantëve në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Ai sqaron se, procesi ka mbërritur në pikën e konsultimit me përfaqësues të diasporës, partive politike dhe shoqërisë civile.
“Kemi përfunduar projektaktin për rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit për zgjedhjet për Kuvend. Tashmë ndodhemi në procesin e konsultimit të këtyre rregullave me përfaqësues të diasporës, partive politike dhe shoqërisë civile. KQZ-ja po vijon punën për hartimin e akteve të tjera rregullatore për aspektet e tjera të procesit të votimit të emigrantëve”, shprehet ai në një reagim në rrjetet sociale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













