Lajme
Lufta në Ukrainë mund t’i kushtojë Gjermanisë mbi 200 miliardë euro
"Vitin e ardhshëm, rreth 240 000 persona më pak do të punësohen për shkak të luftës”, thanë Instituti për Tregun e Punës, Arsimin dhe Aftësimin Profesional.
Më shumë se 260 miliardë euro mund t’i kushtojnë Gjermanisë lufta në Ukrainë. Pasojat do të jenë deri në vitin 2030, sipas një studimi të publikuar sot nga disa institute.
“Vitin e ardhshëm, rreth 240 000 persona më pak do të punësohen për shkak të luftës”, thanë Instituti për Tregun e Punës, Arsimin dhe Aftësimin Profesional (IAB), Instituti Federal për Arsimin dhe Trajnimin Profesional dhe Shoqata për Kërkime Strukturore Ekonomike, raporton DPA, përcjell Albinfo.ch.
Studiuesit punuan me supozimin se sanksionet ndaj Rusisë do të mbeten në fuqi deri në vitin 2030, edhe nëse lufta ka përfunduar deri atëherë.
Enzo Weber i IAB tha se për shkak të efekteve të luftës, rritja ekonomike pas pandemisë do të dështojë të materializohet.
”Rritja e çmimeve për lëndët djegëse fosile do të ishte faktori kryesor i dëmshëm për ekonominë e eksportit dhe konsumin privat”, thuhet në studim, duke shtuar se ”industria hoteliere, shërbimet sociale dhe prodhimi ushqimor do të pësojnë humbje të mëdha të vendeve të punës”, tha ai./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë Ambasada e Republikës së Kosovës, nën përkujdesjen e veçantë të Ambasadorit Mentor Lafiti, organizoi një takim... -
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026










