Kosova
Kosovë: Zyrtarisht kërkohet shtrenjtimi i rrymës
Paralajmërimet për shtrenjtim të energjisë elektrike tashmë kanë marrë edhe formë zyrtare.
Furnizuesi me Shërbim Universal të rrymës në Kosovë, KESCO, ka kërkuar zyrtarisht nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë shtrenjtimin e tarifave të rrymës me arsyetimin e mungesës së subvencionimit të zotuar nga Qeveria e Kosovës.
“Sipas FSHU-së, vlera e subvencionit për periudhën 9 shkurt – 30 qershor 2022 ka tejkaluar shumën prej 32.8 milionë euro. Vetëm mungesa e mosdisbursimit të subvencionit tejkalon pragun e materialitetit prej 5%, ashtu siç parashihet në nenin 11 të Rregullës për të Hyrat e FSHU-së. Rregullatori në propozimin përfundimtar për tarifat e energjisë elektrike me pakicë kishte marrë parasysh alokimin e subvencionit shtesë prej 10 milionë euro sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 05/55 të datës 21.01.2022, si dhe vendimin Nr. 01/60 të datës 05.02.2022, për subvencionimin e energjisë në vlerë prej 90 milionë euro”, thuhet në njoftim të ZRRE-së.
Sipas këtij institucioni, si rezultat i vendimeve për subvencionim, tarifat me pakicë për konsumatorët jofamiljarë dhe për ata familjarë me konsum mujor deri në 800kWh patën mbetur të pandryshuara në vendimin e shkurtit.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











