Kosova
Kosovë: Paralajmërohet dimër i vështirë, me mungesë rryme
Qytetarëve u është bërë thirrje për kursim
Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, tha se se diimri i ardhshëm është tejet i vështirë për Evropën, e kjo do të ndikojë edhe në Kosovë, transmeton Albinfo.ch.
“Në këtë aspekt është mirë që edhe ne të jemi të vetëdijshëm për çfarë vështirësitë që po na presin. Ne jemi duke i ndërmarrë të gjitha masat që janë të nevojshme dhe të realizueshme brenda një periudhe të shkurtër… KEK-u është duke i bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që ndërhyrjet në blloqet A dhe B të përfundojnë para dimrit që të minimizohet mundësia për avari. Nga ana tjetër, duhet të kursejmë energji”, ka thënë Rizvanolli.
”Duhet të kursejmë energji, sa u përket masave që po marrim si qeveri. Çmimi i peletit është çështje që preokupon qytetarët, por na preokupon edhe neve si qeveri. Do të shohim edhe nga ana e rregullimit të çmimeve, është duke u përgatitur një rregullore për çmimet e produkteve esenciale. Kursimi i energjisë elektrike do të jetë kyç gjithashtu, secili prej nesh në shtëpitë tona duhet të bëjmë maksimumin”, thekso Rizvanolli.
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet














