Kosova
ZRRE-së i dorëzohet zyrtarisht kërkesa nga FSHU-ja për shtrenjtim të rrymës
Ky propozim vjen si rrjedhojë e kërkesës për shqyrtim të jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale nga FSHU.
Furnizuesi me Shërbim Universal (FSHU) ka dërguar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) propozimin për tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët që furnizohen nën kushte të shërbimit universal.
Kështu ka bërë të ditur ZRRE-ja me anë të një komunikate për media, ku ka thënë se ky propozim vjen si rrjedhojë e kërkesës për shqyrtim të jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale nga FSHU”, përcjell Albinfo.ch.
ZRRE-ja bën të ditur se është duke shqyrtuar arsyeshmërinë e propozimit të FSHU-së dhe në ditët në vijim do të njoftojë publikun për veprimet që do të ndërmerren nga rregullatori.
Në aplikacionin e dërguar nga Furnizuesi me Shërbim Universal kanë bërë të ditur se nuk kanë pranuar para nga subvencioni prej 100 milionë eurosh, i ndarë nga Qeveria Kurti për tejkalim të krizës energjetike.
“Furnizuesi me Shërbim Universal përmes shkresës zyrtare dt. 11.02.2022 ka ngritur shqetësimet e veta lidhur me modalitetin e ndarjes së pagesave të këtij subvencioni, por nuk ka marrë përgjigje zyrtare. I përballur me paqartësi, FSHU ka komunikuar dhe shkëmbyer shkresa zyrtare me ZRRE-në dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe i njëjti u është përgjigjur të gjitha kërkesave të pranuara nga institucionet përkatëse lidhur me llogaritjen e vlerës së subvencionit për muajt përkatës. Për më tepër, furnizuesi dt. 5 gusht 2022 ka pranuar edhe shkresën zyrtare nga Zyra e Rregullatorit për Energji lidhur me konfirmimin e përllogaritjes së subvencionit dhe në po të njëjtën ditë ka dërguar edhe faturën zyrtare për pagesat e muajt shkurt-prill 2022 konform vendimeve të Qeverisë dhe në përputhje me miratimin e ATK-së në lidhje me përgatitjen e faturës përkatëse. Megjithatë, deri më sot, FSHU nuk ka pranuar asnjë rimbursim dhe njëkohësisht nuk ka marrë ndonjë informatë se kur mund të priten pagesat në fjalë”, bëhet e ditur ndër të tjera në aplikacion.
Karshi kërkesave për rritje të mëtutjeshme të faturave të energjisë elektrike nuk ka pasur ende asnjë koment nga qeveria./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti











