Lajme
Kjo është sot gjendja e shkrimtarit Selman Rushdie
Me gjasë do të humbasë njërin sy, pasi nervat në krahun e tij ishin prerë, tha agjenti i tij.
Shkrimtari i famshëm Salman Rushdie mbetet i shtruar në spital dhe i plagosur rëndë nga goditja me thikë në New York.
Kështu ka bërë të ditur agjenti i tij, Andrew Wylie.
Ai i tha New York Times në një email të se autori “me gjasë do të humbasë njërin sy, pasi nervat në krahun e tij ishin prerë, dhe mëlçia e tij ishte goditur me thikë dhe ishte dëmtuar, përcjell Albinfo.ch.
Deklarata e tij vjen pas policia e New Yorkut ka identifikuar të dyshuarin si Hadi Matar dhe vazhdon hetimet për sulmin.
Rushdie u sulmua me thikë derisa ishte në skenë në Institutin Chautauqua – ngjarje të cilën e kishte pasë të planifikuar.
Policia e Shtetit tha se Matar, 24 vjeç, nga Fairview, New Jersey, doli me shpejtësi në skenë dhe goditi me thikë Rushdie, 75 vjeç, i cili thuhet se ka plagë nga thika në qafë dhe gjoks.
Publiku dhe stafi i institucionit ndihmuan që të ndalin Matarin, i cili kishte blerë një biletë për fjalimin dhe u arrestua nga një efektiv shtetëror, i cili e kishte për detyrë të mbante sigurinë, tha Policia e Shtetit. Rushdie u transportua me helikopter në një spital aty pranë./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
Jeta në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit
-
Rritje e racizmit në shkollat zvicerane
-
Në këtë kohë dhe vend priten kolona për festat publike në Zvicër
-
Vazhdon ulja e shkallës së papunësisë në Zvicër