Lajme
Panik në aeroplan: Një grua zhvishet duke kërcënuar se ka eksploziv, thërret ‘Allahu Akbar’
Ngjarja mësohet se ndodhi në fluturimin Jet2 nga Lanark, Qipro në Mançester
Një baba i tre fëmijëve ishte ai që arriti të frenonte një grua që u zhvesh me të brendshme në një aeroplan, i cili ishte nisur drejt Mançesterit dhe dy herë u përpoq të sulmonte kabinën, duke thirrur ‘Allahu Akbar’.
Philip O’Brien, 35 vjeç, ishte një pasagjer në fluturimin Jet2 nga Lanark, Qipro në Mançester, të martën, më 9 gusht, kur një grua, rreth të 30-ave, shkaktoi panik menjëherë pas ngritjes.
Sipas Daily Mail, gruaja la të kuptohej se kishte eksploziv me vete dhe gjithashtu pyeti fëmijët me të cilët ishte nëse ishin “gati të vdisnin”.
Ajo gjithashtu u tha pasagjerëve dhe stafit të tmerruar se prindërit e saj ishin anëtarë të organizatës terroriste ISIS.
O’Brien ishte në aeroplan me gjashtë anëtarë të tjerë të familjes, duke përfshirë gruan dhe tre fëmijët e tij nga 8 deri në 14 vjeç.
35-vjeçari, i cili si adoleshent punonte si rojë sigurie, ka folur për ngjarjen për Mirror: “Kur gruaja u kthye në drejtim të kabinës, unë mora kontrollin, e vendosa në tokë dhe në atë moment piloti bëri një ulje emergjente në Paris”.
O’Brien e pyeti gruan pse po thoshte gjëra të tilla dhe ajo u përgjigj: “Nëse nuk do ta bëja, do të kishte një shpërthim dhe të gjithë do të vdisnin”.
Fotot e publikuara në rrjetet sociale treguan një skenë kaosi me të paktën dy oficerë policie francezë që u shfaqën dhe arrestuan gruan, e cila mbante një kapele të zezë dhe bluzë të kuqe, ndërsa kompania ajrore Jet2 nuk ka folur ende për incidentin.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme Tre zona kritike në Cyrih dhe Solothurn do të përfitojnë masa të reja për parandalimin e... -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit -
Gjykata zvicerane refuzon shtetësinë për një grua për shkak të një lidhjeje treshe -
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025










