Kosova
Sveçla në veri: Qytetarët serbë nuk janë palë e dorës së tretë
Sveçla ka njoftuar se gjatë vizitës që pati të shtunën i siguroi qytetarët e veriut se është ministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka qëndruar në komunat e veriut të Kosovës, ku ka bashkëbiseduar me qytetarët atje.
Sveçla ka njoftuar se gjatë vizitës që pati të shtunën i siguroi qytetarët e veriut se është ministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se qytetarët serbë nuk janë palë e dorës së tretë.
“Unë jam ministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Qytetarët serbë nuk janë palë e dorës së tretë. Ata janë banorë, qytetarë të barabartë sikurse të gjitha komunitetet e tjera që jetojnë këtu dhe gëzojnë të njëjtat të drejta. Duke pasur parasysh proceset e përbashkëta që na presin, përgjatë takimeve theksova rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet tona, në mënyrë që t’i kalojmë ato më lehtë”, ka shkruar Sveçla në Facebook, përcjell Albinfo.ch.
Sveçla u ka bërë thirrje të gjithëve që të bashkëpunojnë me organet e rendit në mbarëvajtjen dhe ofrimin e sigurisë në vendin tonë.
“Natyrisht, vizitova edhe fshatrat shqiptare në veri, ku për më shumë se dy dekada vërehej qartë mungesa dhe përkrahja e shtetit në këtë pjesë të vendit. Këta bashkëqytetarë janë të vendosur që të qëndrojnë në atë anë, ku me pune e djersë të sigurojnë jetë e prosperitet për ta dhe fëmijët e tyre. Pa asnjë dyshim ne do të jemi me ta dhe për ta”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme.
Ai tha se gjithandej ka takuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe si çdo herë, vërehej përkushtim e disiplinë e pashoqe që garanton rend, ligj dhe siguri për të gjithë./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? Më shumë se 100,000 punonjës mungojnë çdo ditë në Zvicër, sipas një studimi të publikuar në... -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinatave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave















