Kosova
Kriza energjetike, komiteti i krijuar nga ME del me rekomandime
Ky komitet ka për qëllim hartimin e rekomandimeve për minimizimin e pasojave nga kriza energjetike.
Pas situatës së krijuar me energjinë elektrike, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë vendim për themelimin e Komitetit Teknik Emergjent, pjesë e të ciilit do të jenë përfaqësues të të gjithë institucioneve relevante të energjisë.
Ky komitet ka për qëllim hartimin e rekomandimeve për minimizimin e pasojave nga kriza energjetike, raporton Albinfo.ch.
Komiteti ka mbajtur mbledhjen e parë ku ka rekomanduar që me qëllim të mbulimit të konsumit për situatën e krijuar me energji, KEK-u t’i ofrojë KEDS-it energjinë e siguruar, sipas kushteve të parashikuara në Marrëveshjen për Furnizim me Shumicë MFSH.
Komiteti Teknik Emergjent, siç njofto Ministria e Ekonomisë, përbëhet nga përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Ministria e Industrisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Operatori i Sistemit të Distribucionit (KEDS), Furnizuesi i Shërbimit Universal (KESCO)./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit












