Lajme
Viktima e të plagosur nga sulmi me raketa në jug të Ukrainës
Mes të plagosurve kishte edhe fëmijë, midis tyre një djalë 12-vjeçar, i cili u plagos pasi raketat kanë goditur shtëpinë e tij.
Jugu i Ukrainës është përfshirë ditën e sotme nga sulme me raketa, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Mes të plagosurve kishte edhe fëmijë, midis tyre një djalë 12-vjeçar, i cili u plagos pasi raketat kanë goditur shtëpinë e tij.
Deri më tani nuk dihet numri i saktë i viktimave dhe i të plagosurve në zonën e sulmuar nga raketat, përcjell Albinfo.ch.
Zyrtarët ukrainas raportuan sulme me raketa dhe artileri nga forcat ruse gjatë natës të së enjtes në disa qytete në jug, duke përfshirë Mykolaiv dhe Kryvih Rih.
Administrata rajonale në Mykolaiv raportoi se porti i lumit u sulmua përsëri duke shkaktuar dëme shumë të mëdha.
Nga sulmi i vazhdueshëm me raketa u shkatërruan shumë ndërtesa, duke lënë të plagosur tre persona.
Sipas CNN, Reznichenko tha se Nikopol ndodhet në anën e kundërt të centralit bërthamor të Zaporizhzhia dhe u godit nga 10 predha artilerie.
Për shkak të dëmeve të mëdha u ndërpre energjia për një kohë të gjatë./Albinfo.ch/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës












