Futboll
Kosovarja shkëlqen në Ligën e Kampionëve, gol dhe asistim në fitoren e thellë të Sturmit në Austri
Modesta Uka ka shkëlqyer në fitoren e thellë të skuadrës austriake Sturm Graz në Ligën e Kampionëve.
Futbollistja nga Kosova që është lindur dhe rritur në Austri ishte ndër më të mirat në fitoren e Sturm.
Ekipi austriak arriti fitore me rezultat 5-1 ndaj skuadrës nga Kazakistani, Tomiris-Turan.
23-vjeçarja u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të, derisa shënoi golin e katërt dhe asistoi në golin e pestë.
Kujtojmë që Uka luajti edhe ndaj ekipit të femrave të Real Madridit disa ditë më parë, ku ishte ndër më të mirat futbolliste tek skuadra austriake.
Modesta është reprezentuese e Kosovës dhe njëra nga futbollistet më të mira në kampionatin austriak të femrave.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











