Integrimi
Pensionet zvicerane së shpejti do të paguhen edhe në Shqipëri
Para se pensionet të rrjedhin në Shqipëri, parlamentet e dy vendeve duhet të miratojnë marrëveshjen. Dhe kjo duket pothuajse e sigurt
Pensionistët me shtetësi të Shqipërisë, të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë në Zvicër, deri më tani nuk marrin AHV-në (pensionin e moshës dhe trashëgimisë) kur kthehen në shtëpi, transmeton albinfo.ch. Kjo do të ndryshojë së shpejti.
Të gjithë të moshuarit e huaj që kanë punuar në Zvicër duan që pjesën e mbetur të jetës ta kalojnë në atdheun e tyre. Pensionistët shqiptarë në Zvicër ende kanë dilema rreth kësaj, sepse po të kthehen, nuk do të marrin AHV-në, shkruan blick.ch. Pra, ata nuk vendosin lehtë për kthimin edhe nëse kanë punuar me dekada në Zvicër, prandaj kanë të drejtë për pension.
Shkak për këtë është mungesa e një marrëveshjeje të sigurimeve shoqërore mes Zvicrës dhe Shqipërisë, e cila është parakusht që pensionet të paguhen jashtë vendit.
Zvicra tani ka marrëveshje të tilla me të gjitha vendet e Ballkanit – përveç me Shqipërinë. Pensionistët nga Kosova, për shembull, janë të fundit që kanë arritur ta gëzojnë këtë të drejtë, transmeton albinfo.ch. Ata mund të marrin pensionet e tyre AHV dhe IV në shtëpi që nga viti 2019.
Ministri i Brendshëm, Alain Berset, ka nënshkruar marrëveshjen me Shqipërinë në shkurt. Por përpara se fondet e AHV-së të fillojnë të rrjedhin në Shqipëri, parlamentet e të dy vendeve duhet të miratojnë marrëveshjen përkatëse. Këshilli Federal tani ia ka kaluar “topin” Parlamentit.
Po-ja e shqiptarëve është e sigurt dhe në Zvicër miratimi nga deputetët e të dy dhomave konsiderohet se do të të jetë më shumë çështje formale. Përfundimisht: pensionet e para së shpejti mund të rrjedhin në vendin ballkanik.
Qeveria Federale vlerëson se marrëveshja do të çojë në kosto shtesë prej rreth 2.5 milionë CHF. Megjithatë, nuk mund të thuhet saktësisht sepse është e paqartë se sa pensionistë do të vendosin të kthehen në Shqipëri për shkak të marrëveshjes.
Sipas Qeverisë Federale, pritet që pagesa e pensioneve jashtë vendit të kontribuojë që më shumë pensionistë të vendosin të largohen nga Zvicra, përcjell albinfo.ch. Përfundimi është se kjo mund të jetë me levërdi financiare për Zvicrën. Sepse këta njerëz nuk do të kenë më të drejtë për përfitime suplementare, ulje të primeve të sigurimit shëndetësor apo asistencë sociale. Këto përfitime u paguhen vetëm njerëzve që vazhdojnë të jetojnë në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane Arti bashkëkohor i Kosovës prezantohet në Gjermani... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Sonte fillon festivali “Tri Net Film Fest”, në Freienstein
Jeta në Zvicër
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025 -
Punonjësit e Bashkisë së Gjenevës janë në grevë, duke u mobilizuar kundër shkurtimeve buxhetore















