Lajme
Nataliteti në Cyrih bie për 20 për qind brenda një viti
Në 6 muajt e parë të vitit 2021, kishin lindur rreth 2600 fëmijë ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2022, janë regjistruar vetëm 2028 lindje
Në gjysmën e parë të vitit 2022, qyteti i Cyrihut ka regjistruar 20 për qind më pak lindje se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, transmeton albinfo.ch. Kjo ulje nuk është në nivelet e zakonshme, shkruan Zyra e Statistikave, e qytetit të Cyrihut.
Sipas saj, rënia prek të gjitha grupmoshat, mandej si të huajt ashtu dhe zviceranët si dhe të gjitha rrethet urbane.
Nga viti 2016 deri në vitin 2021, në 6 muajt e parë secilën herë kanë lindur rreth 2,600 fëmijë, shkruan srf.ch. Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2022 kanë lindur vetëm 2028, transmeton albinfo.ch. Edhe pse pak më shumë gra të moshës 15 deri në 49 vjeç jetonin në qytetin e Cyrihut, dukshëm më pak fëmijë kanë lindur në qytetin e Cyrihut krahasuar me vitet e mëparshme.
Statisticienët nuk japin shpjegim konkret për rënien e natalitetit në gjysmën e parë të vitit 2022.
Që nga janari 2022, shkalla e fertilitetit – numri i të porsalindurve për grua të moshës 15 deri në 49 vjeç – ka qenë gjithashtu dukshëm më e ulët.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














