Kosova
Kosovë: Ulet furnizimi me energji elektrike, priten sërish reduktime emergjente
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike të Kosovës (KEDS) tha se furnizimi me energji elektrike në Kosovë është përkeqësuar për shkak të rënies së njësisë A3 të termocentraleve në Obiliq.
Rënia e kësaj njësie, sipas KEDS-it, ka shtyrë Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT) të kërkojë kufizime emergjente të energjisë elektrike.
“Kjo bën që në vend aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë, që e bën situatën aspak të favorshme”, thuhet në njoftim.
Aktualisht, qytetarët në Kosovë po përballen me kufizime dy orëshe të energjisë. KEDS kërkoi që qytetarët të kursejnë maksimalisht energjinë, në mënyrë që situata të mos përkeqësohet edhe më shumë.
Në Kosovë, mbi 90 për qind e energjisë elektrike prodhohet përmes termocentraleve Kosova A dhe B. Pjesa tjetër prodhohet përmes burimeve të ripërtërishme, sikurse panelet diellore dhe energjia me erë.
Njoftimi për përkeqësimin e situatës me furnizim me rrymë vjen teksa Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka kërkuar më 12 gusht nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të shtrenjtohet rryma deri në 88 për qind për amvisëritë dhe deri në 70 për qind për bizneset. Vendimi për tarifat e reja pritet të merret brenda 20 ditësh pune./REL
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike Tarifa deri në katër franga në plazhin Gitana ka rikthyer debatin nëse qasja në brigjet e... -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003 -
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë -
SwissPass refuzon periudhën shtesë për blerjen e biletës pas nisjes -
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror













