Bota
Rrahen pilotët, pezullohen nga puna
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një avion të linjës Air France. Mediat e huaja raportojnë se dy pilotë janë zënë gjatë fluturimit me shpulla dhe grushte, duke degjenuar në një sherr të vërtetë.
Mësohet se dy pilotët kishin filluar të debatonin për arsye të kota. Menjëherë pas ngritjes, njëri nga pilotët dyshohet se e ka goditur tjetrin pas një debati. Por nga shuplakat, ata do të kalonin më pas te goditja e njëri-tjetrit me valixhet e tyre, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Situata e tensionuar është qetësuar nga stjuardesat, të cilat kanë dëgjuar përleshjen nga kabina dhe kanë ndërhyrë për t’i ndarë. Pasi ndaloi sherri, një anëtar i ekuipazhit u detyrua të kalonte pjesën tjetër të fluturimit i ulur pas pilotëve nga frika se situata mund të përshkallëzohej edhe një herë. Kompania franceze ka ndërhyrë menjëherë për incidentin dhe e ka cilësuar rastin si “sjellje krejtësisht të papërshtatshme”.
Më pas ka konfirmuar se ka pasur një polemikë me një shkëmbim “gjestesh të papërshtatshme”, por ka saktësuar gjithashtu se mosmarrëveshja ka zgjatur për pak momente dhe se nuk ka ndikuar në sigurinë e pasagjerëve.
Pilotët e përfshirë në përleshjen në kabinë janë pezulluar dhe aktualisht janë nën hetim, siç shpjegohet në raportin e Autoritetit Francez të Hetimit të Sigurisë së Aviacionit Civil.
Rikujtojmë, se një fluturim i avionit Jet2 u detyrua të bënte një ulje emergjente në Greqi pasi pilotit thuhet se i ra të fikët. Sipas Daily Mail, fluturimi ishte nisur nga Britania e Madhe për në Turqi më 23 gusht, kur urgjenca mjekësore çoi në një ndalesë të paplanifikuar që vonoi pasagjerët me mbi 8 orë.
Të gjithë pasagjerët vunë re një zhurmë në pjesën e përparme të aeroplanit, kur ata e kuptuan se diçka kishte shkuar keq.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025 Zvicra udhëheq botën në bujqësinë organike... -
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens










