Lajme
Akullnajat zvicerane po zhduken me shpejtësi rekorde
Një studim i ri tregon se akullnajat e Zvicrës kanë humbur më shumë se gjysmën e vëllimit të tyre në më pak se 100 vjet, dhe kjo verë e gjatë e nxehtë ka përshpejtuar humbjen e akullit.
Akullnajat tërheqin skiatorë dhe alpinistë por ato janë gjithashtu thelbësore për furnizimin me ujë të Evropës, shkruan bbc transmeton albinfo.ch
Akullnajat tërheqin për vizitë skiatorë dhe alpinistë, por ato janë gjithashtu kyçe për furnizimin me ujë të Evropës.
“Ne jemi ndoshta ndër njerëzit e parë që ecën këtu. Ju mund ta shihni këtë shkëmb të madh duke dalë nga akulli, dhe 45 ose 50 vjet më parë ishte plotësisht në akull dhe ne nuk mund ta shihnim atë. Nëse shohim ndryshimet, ato janë të mëdha. Kur po ndërtonim këtë teleferik, na u desh të gërmonim pesë deri në shtatë metra thellë për shkak të nivelit në të cilin ishte. Kjo ishte 23 vjet më parë, dhe shikoni ku është akullnaja tani. Ajo do të ndryshojë shumë shpejt në vitet e ardhshme. Na bën të mendojmë me kujdes për të ardhmen, për ujin dhe akullnajat, sa kohë do të jetë me ne në Zvicër dhe në mbarë botën. Është e trishtueshme ajo që po ndodh, ne mund të kontribuojmë në ngadalësimin e shkrirjes, por ne nuk mund ta ndalojmë plotësisht, të paktën jo në këtë lartësi”, ka thënë Bernhard Tschannnen.
Shkëmbi i shfaqur në video ishte i mbuluar nga akulli për mijëra vjet, dhe tani është ekspozuar për shkak të shkrirjes së akullit. Akullnajat zvicerane janë tkurrur me më shumë se gjysmën e tyre në shekullin e kaluar dhe po zhduken me një shpejtësi rekord pas valëve të të nxehtit që u regjistruan këtë verë.
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër











