Lajme
SHBA dhe BE akuzojnë Rusinë se po përdor furnizimin me energji si armë
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë akuzoi të hënën Rusinë se po përdor energjinë si armë, pasi ndaloi rrjedhën e gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1 dhe tha se sanksionet amerikane ndaj Moskës nuk e pengojnë funksionimin e këtij gazjellësi, që është furnizuesi kryesor i Evropës.
“Rusia po përdor energjinë si armë dhe po zgjedh të mbyllë tubacionin”, tha zyrtari. Rusia fajësoi sanksionet perëndimore për problemet e furnizimit me gaz.
“SHBA dhe Evropa kanë bashkëpunuar për të siguruar sasi të mjaftueshme gazi. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, Evropa do të ketë furnizim të plotë deri në sezonin kritik të ngrohjes dimërore. Kemi më shumë punë për të bërë”, tha zyrtari.
Edhe Evropa e ka akuzuar Rusinë se po përdor furnizimin me energji si armë, në shenjë hakmarrjeje për sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Moskës.
Çmimet e gazit në Evropë u rritën, çmimet e aksioneve ranë ashtu si edhe vlera e Euros të hënën pasi Rusia ndaloi pompimin e gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1./Reuters
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?












